Nëse keni një problem shëndetësor, shpesh herë trupi juaj përpiqet t’ju dërgojë disa sinjale që nuk duhet të injorohen për asnjë moment. Ndër to mund të jenë ndryshimet në ngjyrën e pjesëve të trupit ose ndjesitë dhe dëshirat që ju duken të pazakonta.
Më poshtë janë disa nga sinjalet që trupi mund t’ju dërgojë dhe ju duhet t’i kushtoni rëndësi, pavarësisht se sa të çuditshme mund të duken.
1. Këmbët rozë
Prodhuesit e locioneve për këmbë shpesh premtojnë se do të keni “këmbë fëmijësh”. Por nëse keni vërejtur që këmbët tuaja janë vërtet rozë dhe lëkura duket e hollë dhe e rrudhur, duhet të bëni një test gjaku për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak. Kjo simptomë mund të tregojë një problem metabolik, përfshirë diabetin.
Mjeku që duhet të takoni është endokrinologu.
2. Ndjesi përqafimi
Përqafimi nuk është gjithmonë i mirë. Nëse ndonjëherë ndiheni sikur dikush po ju përqafon fort fort ose ju lidh rreth belit, trupit ose këmbëve, duhet të bëni disa analiza për të përjashtuar rrezikun e prekjes nga skleroza e shumëfishtë. Mund të keni ndjesi të pakëndshme në duar dhe këmbë, mund të ndiheni sikur vishni doreza ose këpucë të rënda. Ndjenja mund të ndryshojë nga irrituese në shumë e dhimbshme, por sidoqoftë, duhet t’i kushtoni vëmendje.
Mjeku që duhet të takoni është neurologu.
3. Vetullat e holla
Nëse vëreni se vetullat tuaja po bëhen më të holla, duhet të shkoni tek një mjek dhe të kontrolloni tiroiden. Kjo mund të jetë një nga simptomat e hipotiroidizmit.
Mjeku që duhet të takoni është endokrinologu.
4. Gishtërinjtë e këmbëve të fryrë
Edhe nëse keni lëkurë të pastër, pa acarim, pa kruarje, por gishtërinjtë tuaj i ngjajnë suxhukut, duhet të vizitoheni tek një mjek. Kjo simptomë mund të sinjalizojë artrit psoriatik.
Mjeku që duhet të takoni është dermatologu ose reumatologu.
5. Humbja e oreksit
Mos dëshira për të ngrënë nuk duhet të konsiderohet si një dhuratë nga perënditë e fitnesit. Nëse po përjetoni një humbje të papritur të oreksit dhe vëreni se po humbni peshë, mund të jetë një simptomë e ndonjë çrregullimi metabolik. Nëse keni edhe zbaticë acidi, kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së refluksit gastroezofageal.
Mjeku që duhet të takoni është gastroenterologu.
6. Kruarje e lëkurës
Nëse vini re se keni kruarje të lëkurës, kjo mund të jetë një shenjë e diabetit. Por, para se të vizitoni një mjek, kontrolloni vendin e kruajtjes: kruajtja mund të shkaktohet nga pickimi i një insekti ose një reaksion alergjik ndaj një locioni të ri ose një veshje me cilësi të dobët. Nëse asnjë nga këto arsye nuk shpjegon kruajtjen, duhet të shkoni tek një mjek për vizitë.
Mjeku që duhet të takoni është endokrinologu.
7. Intoleranca e të qenit brenda
Nëse jeni nga ata njerëz që gjithmonë kërkojnë të hapin dritaret në transportin publik ose në shtëpi dhe është më lehtë për ju të merrni frymë jashtë sesa në shtëpi ose në punë, duhet të bëni bëni analizat për zemrën për të përjashtuar rrezikun e dështimit të saj. Gjithashtu, tiroidja mund të ketë nevojë të testohet sepse hipotiroidizmi shoqërohet me këtë simptomë.
Mjeku që duhet të takoni është kardiologu, endokrinologu.
8. Intoleranca e dritareve të hapura
Sidoqoftë, nëse jeni i ftohtë edhe gjatë verës, përsëri duhet të kontrolloni tiroiden. Trupit mund t’i mungojë jodi dhe kjo mungesë mund të çojë në hipotiroidizëm.
Mjeku që duhet të takoni është endokrinologu.
9. Fillimi i papritur i kleptomanisë
Injorimi i papritur i ligjit dhe dëshira për të vjedhur diçka të vogël edhe nëse mund ta paguani lehtë, mund të jetë shenja e parë e çmendurisë. Fatkeqësisht, shumë pak njerëz janë të gatshëm ta pranojnë problemin dhe të kërkojnë ndihmë. Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje të afërmve tanë, veçanërisht të moshuarve.
Mjeku që duhet të takoni ëhtë terapisti, neurologu dhe psikiatëri.
10. Ndryshimet në thonj
Nëse vini re se thonjtë tuaj po ndryshojnë formë dhe po bëhen më të trashë dhe më të gjerë, kjo mund të tregojë se keni probleme me zemrën. Mbani mend se ndryshimi i thonjve nuk është një sëmundje më vete, është vetëm një simptomë e një procesi patologjik në trupin tuaj që mund të shkaktohet nga sëmundje të shumta, kështu që duhet të bëni një ekzaminim të plotë.
Mjeku që duhet të takoni është terapisti dhe kardiologu. /tvklan.al