Një raport i paraqitur nga lordi britanik, Mark Lankaster në Asamblenë Parlamentare të NATO-s ka zbuluar se KFOR ka negociuar për të tërhequr terroristët serb nga Banjska, të cilët gjatë sulmit në Shtator të vitit të kaluar vranë policin Afrim Bunjaku dhe strehuan në manastir.
“Pas një periudhe të shkurtër shtensionimi gjatë verës, në shtator 2023, rreth 30 persona të armatosur u përleshën me policinë në Banjskë në veri të Kosovës dhe u futen brenda një manastiri ortodoks serb, që rezultoi me vrasjen e një oficeri të policisë dhe tre sulmuesve. Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, nga aty ata u zhdukën.“
Raporti flet edhe për Milan Radoiçiç i akuzuar si përgjegjës për këtë ngjarje. Ish-sekretari britanik i mbrojtjes, Lordi Mark Lankaster që është raportues për Ballkanin Perëndimor në fjalën e tij e mbajtur përpara Asamblesë Parlamentare të NAT-O-s, ka kërkuar angazhimin e ndërkombëtarëve për t’i bërë presion Prishtinës dhe Beogradit për të zhbllokuar dialogun.
Ai ka theksuar gjithashtu se duhet konsensusi i aleatëve të NATO-s për zgjerim, duke thënë se ata duhet të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në këtë organizatë.
Tv Klan