Fansat të surprizuar nga paraqitja e përbashkët publike e ish-bashkëshortes dhe partneres aktuale të reperit

Tashmë nuk është më një surprizë në botën e showbizit që ish-partnerja e një personazhi të famshëm dhe ajo aktualja të kenë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

Kështu ka ndodhur me Kim Kardashian dhe Bianca Cencori të cilat janë bërë bashkë dhe kanë mbështetur reperin Kaney West. Në këtë video, Bianca shihet teksa filmon performancën e këngëtarit në telefonin e saj ndërsa Kim i qëndron pranë.

Fansat u suprizuan kur panë dyshen në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe reaguan shpejt përmes komenteve të shumta në rrjetet sociale. Kim thuhet se ka një marrëdhënie miqësore me Biankën, por ajo nuk mbështet mënyrën se si ajo zgjedh të vishet para fëmijëve të saj.

Meëgjithatë, veshja ekstravagante e 29-vjeçares mbështet nga këngëtari i cili gjithashtu miraton  vendimin për të postuar foto gjysmë të zhveshur të bukuroshes.

Sa i përket prindërve të Bianca Censori ata janë të shqetësuar dhe veshja e saj ka shtuar frikën e tyre se ajo po kontrollohet nga reperi i njohur. Sipas burimeve të mediave të huaja, prindërit e Bianca-s nuk po e njohin më vajzën e tyre që kur ajo ka filluar të jetë e lidhur me 46-vjeçarin.

Klan News