Kim Kardashian “martohet” në plazh me aktorin Matthew Noszka. Në fakt gjithçka është në kuadrin e xhirimeve të një filmi.

44-vjeçarja ka një rol kryesor të një aktoreje “të hekurt” në serialin e ri Ryan Murphy. Xhirimet e kësaj jave në Malibu janë bërë virale në media dhe rrjetet sociale. Ndërkohë që qarkullojnë foto e video të Kim Kardashin duke puthur aktorin dhe modelin 32-vjeç Matthew Noszka.

Nga fotot e publikuara Kim Kardashian kishte veshur një fustan të bardhë, ndërkohë që kalonte momente “romanike” e “puthje pasionante” në plazh me “të dashurin” e saj.

Kardashian ndan ekranin e All’s Fair me shumë yje të tjerë të botës së kinematografisë, si Niecy Nash dhe Glenn Close, Sarah Paulson, Naomi Watts dhe Teyana Taylor.

Kim thuhet se jo vetëm po aktron, por edhe po shërben si producente ekzekutive në dramën e shumëpritur./tvklan.al