Kina ka shanset të kthehet në ekonominë më të madhe eksportuese në botë, duke i marrë vendin Gjermanisë. Shifrat tregojnë seeksportet e Kinës shënuan një rritje me 17.7 % në muajin Dhjetor, duke i dhënë kështu fund rënies për më shumë se 13 muaj.
Për vitin 2009 vlera totale e eksporteve arriti në 1.2 triliardë $. Megjithatë disa media vendase shkruajnë se pavarësisht kësaj rritjeje të eksporteve, tregtia me jashtë gjatë vitit që lamë pas shënoi një rënie me 13.9 %, krahasuar me vitin 2008.
Sipas ekspertëve, kjo rënie erdhi si pasojë e recesionit global të ekonomisë, i cili çoi edhe në rënien e kërkesës për produkte. Një efekt që tregon se ekonomia kineze po ecën me ritme të shpejta është edhe mbivlerësimi i monedhës vendase ndaj dollarit amerikan që nga Korriku i vitit 2008.
Por pavarësisht të dhënave pozitive, për shumë analistë ka ende pika të dobëta. Ekspertët në vend thonë se Pekini është ende larg nivelit në të cilin do të mund të quhet një fuqi e madhe sa i takon tregtisë, në rast se në analizë do të merret parasysh struktura e eksporteve, teknologjia dhe konkurrenca, të cilat janë në nivele më të ulëta se Gjermania, e cila mban vendin e parë në listën e shteteve eksportuese që nga viti 2002.
Të dhënat për Berlinin zyrtar tregojnë se gjatë vitit që u la pas eksportet mund të kenë shënuar një rënie me 18 %, në 1.18 triliardë $.
TV Klan