Një 27-vjeçar nga Tirana i cili ishte aktualisht me masë sigurie “arrest në shtëpi” është kapur në pikën kufitare të Morinës.
Blutë bëjnë të ditur se të riut i ishte caktuar masa e sigurisë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
PKK Morinë-Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, një shtetas që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Policia Kufitare ka vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim dhe të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk, në mënyrë të parregullt.
Në këtë kuadër, në PKK Morinë, u kap shtetasi L. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga verifikimet e kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare, rezultoi se ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Tiranë.
/tvklan.al