Një 35-vjeçar nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” është arrestuar nga policia pasi kishte thyer masën ndërkohë që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Sipas asaj që njoftonm policia bëhet fjalë për 35-vjeçarin S. T., banues në Tiranë. Blutë e kanë ndaluar 35-vjeçarin gjatë një kontrolli rutinë i cili po lëvizte me një automjet me xhama të zinj.
“Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në njoftimin e policisë.
35-vjeçari tashmë akuzohet për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al