Kjo është 40-vjeçarja shqiptare që u vra këtë të enjte në Greqi. Enkeleida Danaj u godit me thikë në bark dhe si pasojë e plagëve humbi jetën në mes të rrugës në Menidi.
Dyshimet e para janë që autor i kësaj ngjarjeje të jetë bashkëshorti i saj, Eduard Danaj. Ajo kishte bërë disa denoncime ndaj tij për dhunë në familje.

Më i fundit ishte javën e kaluar ku ai kishte dhunuar 40-vjeçaren dhe vajzën e tyre. Për këtë arsye, 50-vjeçari do duhet të dalë të premten para gjykatës, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij (Lexo më shumë).
Enkeleida Danaj ishte duke shkuar në punë kur u godit me thikë. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve (Lexo më shumë)./tvklan.al















