Pavarësisht marrjes së mjaftueshmë të rrezeve të diellit, shumica prej nesh kanë mungesë të vitaminës D. SRL Diagnostics bëri një studim së fundmi duke zbuluar një nivel alarmant të pamjaftueshmërisë së vitaminës D me pothuajse 79 për qind të indianëve me mungesë të vitaminës D.

Kjo pamjaftueshmëri mund të çojë në letargji, dobësi të muskujve dhe kockave, dhimbje dhe madje edhe humbje të flokëve. Mungesa e vitaminës D ndikon gjithashtu në përthithjen e kalciumit ose fosfatit nga trupi juaj.

Nëse përjetoni këto simptoma është koha të hani më shumë ushqime të pasura me vitaminë D ose të merrni suplemente të përshkruara nga mjeku juaj.  

Lëkura e kokës e djersitur është shenjë e mungesës së vitaminës D. Mos e ngatërroni me djersitjen e rregullt që është mekanizmi i trupit për t’u ftohur. Por djersitja e tepërt mund të tregojë një problem themelor.

Nivelet e ulëta të vitaminës D gjithashtu mund të ndikojnë në sistemin tuaj imunitar dhe mënyrën se si truri juaj komunikon me pjesën tjetër të trupit. /tvklan.al