Platforma digjitale tokësore e TVKLAN ka nisur transmetimin edhe në zonën e Dibrës.
Ky stacion i ri, i cili ndodhet mbi malin Arapaj, përballë qytetit të Peshkopisë, tek blloku i antenave celulare, bën të mundur mbulimin me sinjal digjital të banorëve të gjithë kësaj zone.
Kjo platformë, mbulon me sinjal HD qendrat administrative Kala e Dodës, Sllovë, Kastriot, Fushë-çidhën, Tomin, qytetin e Peshkopisë, Melan, Maqellarë, Bllatë, Gjoricë, dhe gjithë fshatrat e këtyre njësive administrative.
Gjithashtu ky stacion mbulon me sinjal edhe zonat e banuara nga shqiptarë në Dibrën e Madhe dhe Komunën Qendër Zhupë, në Maqedoninë e Veriut.
Për të marrë sinjalin digjital të platformës së TVKLAN, mjafton të keni një televizor të viteve të fundit ose një dekoder të thjeshtë DVB-T2, pa patur nevojë për asnjë kartë apo abonim.
Mjafton një antenë e thjeshtë e drejtuar nga maja e malit Arapaj, të bëni kërkim automatik në televizorin apo dekoderin tuaj dhe do t’ju renditen kanalet e platformës sonë: TVKLAN, KLANPLUS, ABC NEWS, TV SCAN, SYRI TV, KLAN MACEDONIA, dhe KLAN MUSIC.
Gjithashtu nga ky stacion, TVKLAN ka filluar edhe transmetimin analog i cili me parë është transmetuar nga antena mbi bashkinë e Peshkopisë. Tani të gjithë banorët e zonës së Dibrës dhe Dibrës së Madhe mund të ndjekin të dyja transmetimet analoge dhe digjitale me të njëjtën antenë të drejtuar nga maja e malit Arapaj.
Platforma High Definition e TVKLAN, platforma e parë dhe e vetme private që nisi transmetimet digjitale në zonën e Dibrës dhe si gjithmonë e vetmja platformë pa asnjë pagesë.