Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Virale, qeni “balerin”, ia merr valles popullore
Është shndërruar në virale një video e një qeni, që hedh valle me një fëmijë.Qeni “balerin” është përpjekur në këtë mënyrë, të imitojë shokun e tij të vogël.
Ish gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandat ndërton pa leje, mbrohet nga IMT
Ish gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale të qytetit, ka deklaruar pranëILDKPI-së, se jeton në një apartament 80 m 2 afër qendrës së qytetit. Sipas informacioneve, gjyqtarja ka ndërtuar edhe pa leje në tarracën e pallatit. Ne e kemi dokumentuar që në vitin 2019 ndërtimin pa leje, që ka bërë Fetahu, duke e përshtatur në kuzhinë dhe ambiente relaksi. Iu drejtuam në atë kohëIMT-së Elbasan, drejtuesi i së cilës, Leli Kaja, në tha, se do të ngrinte një grup inspektimi për këtë rast.Të nesërmen Z. Kaja na tha, se ndërtimin pa leje nuk e kishte bërë gjyqtarja, por një banor tjetër komshi me të, në katin e 5-të, i cili disponon 80 m2 apartament me hipotekë dhe quhet Shkëlqim Salla. Por ky i fundit, sipas drejtorit të IMT-së, jeton jashtë Shqipërisë.Kjo përgjigje ishte një gënjeshtër, për të mbrojtur interesat e gjyqtares Fetahu.Megjithatë, ne kërkuam të zgjidhet kjo paligjshmëri, pavarësisht, se kush është autori.Kryeinspektori i IMT-së Elbasan, tha, se qytetari do të gjobitet me 500 mijë lekë gjobë, do të dërgohet për procedim dhe ndërtimi pa leje, objekt me kontruksion metalik, do të prishet.Jemi rikthyer sërish në ndërtimin pa leje në taracë dhe kemi konstatuar, që kjo strukturë nuk është prishur.Kryeinspektori i ri na kërkon, që t’i lemë kohë, të gjejë dosjen dhe më pas do të kuptojmë, se cfarë ka ndodhur me vendimin e prishjes së ndërtimit pa leje dhe kur do të ndodhë kjo prishje.
”Ka nejt 3-4 orë në operacion” zhvaten para me mashtrim, nis procedimi
Në 6 janar transmetuam një denoncim të mbërritur në redaksinë tonë, për një skemë të mirëfilltë mashtrimi në rrjetin social tik tok, me thirrjen për mbledhje fondesh për një ndërhyrje shëndetsore për një fëmijë. Nik Kola ishte live në tik tok me nënën e fëmijës, Xhevahire Laci, duke kërkuar para në llogarinë gofund për Erjon Lacin.Ne sollëm një dëshmi, ku një shtetas pretendon, që Nik Kola i ka kërkuar, t’i gjejë një të sëmurë, për të hapur një llogari gofound, për t’i ndarë paratë përgjysmë.Ne komunikuam me zonjënXhevahire Laci, e cila fillimisht kërkoi të flisnim më vonë, e më pas bllokoi numrin. Pas saj, komunikuam me Nik Kolën, i cili tha, se llogaria në gofound ishte anuluar.Në fakt, ne verifikuam, se llogaria ishte e hapur. Pastransmetimit tonë, llogaria go fund u mbylldhe prokuroria dhe drejtoria e krimit kibernetik nisën procedimin penal për mashtrim për protagonistët e vjedhjes përmes rrjeteve sociale.
/tvklan.al