Në rubrikën “Ti mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare kanë qenë kompozitori i njohur Elgit Doda dhe Klea Huta. Arditi ka realizuar një intervistë të përbashkët në një vreshtë me rrush, pasi çifti e pëlqen shumë verën. Duke mbledhur rrush, moderatori i ka bërë disa pyetje mjaft ngacmuese Kleas dhe Elgitit të cilët iu përgjigjën me shumë sportivitet.
E pyetur nga Arditi se çfarë pëlqen më shumë tek Elgiti, Klea shprehet se perveç tipit të tij sportive, ajo pëlqen tatuazhet e tij. Sipas Kleas ajo gjithmonë i ka pasur fiksim tatuazhet tek një mashkull.
Ardit Gjebrea: Si lindi dashuria juaj?
Elgid Doda: Ka qenë kënga e Këngës Magjike me Alar Band.
Ardit Gjebrea: Hë aty ndodhi magjia, kot nuk e kam quajtur “Kënga Magjike” unë.
Elgit Doda: Klean e kam njohur që në Akademinë e Arteve, por e kisha humbur mundësinë për ta takuar dhe ishin çunat e Alar Bend që thanë do bëjmë këngë me Klea Hutën dhe thash tak erdhi dita.
Ardit Gjebrea: Për çfarë e dashuron Elgitin ti?
Klea Huta: Të dashurosh një njeri nuk ka shumë arsye sepse thjesht e do dhe kaq edhe dashuria nuk pranon arsye sepse vjen nga zemra dhe jo nga truri se të vinte nga truri mbase do kishim bërë zgjedhje të tjera.
Ardit Gjebrea: Po ti pse e dashurove Klean?
Elgit Doda: Po e kërkoja një femër me këto lloj parametrash dhe ishte fati i Kleas. (qesh)
Ardit Gjebrea: Çfarë të pëlqen më shumë tek Elgiti?
Klea Huta: Gjëja që më pëlqen më shumë tek Elgiti, përveç se ka tipin sportive që unë vdes tek meshkujt, tani nuk vdes më domthenë, kam vdekur dikur se tani kam një burrë, tatuazhet i kam pasur fiksim tek Giti. /tvklan.al