Mbrëmjen e sotme në “Love Story” në Tv Klan është komentuar për momentin e puthjes së Kleonës me Robert Berishën. Pas këtij gjesti, fronistët, Xhoni dhe Kristi kanë treguar se si e kanë pritur ata një gjë të tillë.
Xhoni: Më ka provokuar pak dhe më pëlqen…
Alketa Vejsiu: Si deklarove pse pa gjë do të mbetem unë?
Kleona: Robert Berisha është super mashkull, nuk është se kapa një gjë të keqe.
Alketa Vejsiu: Çfarë do të thotë për ty super djalë?
Kleona: Ishte diçka që doja ta bëja, mua më ra fati.
Kristi: Roberti të dha një shenjë, apo ike vetë?
Alketa Vejsiu: Kristi si e komenton ti këtë?
Kristi: Kleona iku nga vendi i vet, si ndodhi kjo situatë, nuk e kuptova fare?
Kleona: Ishte një pjesë ku unë kërcej pranë Robertit, Kristi nuk duhet ta komentojë këtë gjë sepse puthi Zhakun.
Xhoni: Në fakt ajo ka qenë gjë e bukur sepse thashë me veten time se kush je ti të ma bësh atë gjë. Mua m’u hap interesi.
Kristi: Unë mendoj se fakti që unë nuk isha prezent, filluan gocat të hutohen. Të isha unë aty nuk do e kisha puthur.
Kleona: Unë në sytë e tu do ta kisha puthur prapë.
Kristi: Unë dua të di interesin e Kleonës, nuk më intereson gjesti. Pse të erdhi dëshira për ta puthur Robertin?
Kleona: Se është gjithë ai djalë…
Xhoni: Po ne?
Kloena: Po se kur ju them ju të ju puth, ju nuk pranoni!/tvklan.al