Gjatë një bisede me Alketa Vejsiun, anëtari i jurisë së “X Factor Albania” në Tv Klan, Adi Krasta tha një batutë: “Kur hanë njerëzit dru, më pëlqejnë filmat”, duke iu referuar sugjerimit të moderatores. Megjithëse shkaktoi shumë të qeshura në sallë, kolegia e tij Soni Malaj e këshilloi të bënte kujdes pasi vetë e ka provuar ‘kamzhikun’e publikut për shkak të një batute të ngjashme. Gjithsesi, Krasta e siguroi që mes tyre ka një dallim shumë të fortë që s’ngurroi ta zbulonte.
Soni Malaj: Unë doja t’i kthehesha pak batutës së Adit që tha ku ka dru, më pëlqejnë. Kujdes me batutat se unë njëherë kam bërë një batutë të tillë në një program me shaka dhe jam kryqëzuar sot e kësaj dite nga ajo batutë, e kanë marrë shumë seriozisht.
Adi Krasta: Ke shumë të drejtë, por ti ke një dallim nga unë: ti e çan kokën, unë fare! Vazhdojmë përpara!
Alketa Vejsiu: Dëgjo, ti vetëm fytyrën e njeriut të dhunshëm nuk ke Soni…
Soni Malaj: Por ja që rrjeti shpërtheu dhe më ka kryqëzuar për një batutë me shumë shaka.
Alketa Vejsiu: Soni, po ti duhet të jesh e vaksinuar!
Soni Malaj: Patjetër, por ndonjëherë populli shqiptar kërkon t’ia shpjegosh edhe njëherë tjetër.
Alketa Vejsiu: Ti je vetë dashuria dhe nëse do të jesh e keqkuptuar, do të jesh e keqkuptuar se s’kanë sy të të shohin e veshë të të dëgjojnë./tvklan.al