Javën e kaluar “X Factor Kids” zhvilloi natën e parë të audicioneve. Të shoqëruar nga prindërit, shumë fëmijë u ngjitën në skenën madhështore për të shpalosur talentin e tyre.
Por, mesa duket një natë audicione nuk ka mjaftuar. Alketa Vejsiu bëri të ditur natën e dytë dhe të fundit kur do të zhvillohen audicionet për “X Factor Kids”.
“Ne kemi menduar që të fokusohemi dhe tek X Factor Kids, tek gjenerata e më të vegjëlve. Kemi bërë audicionet e para dhe dua të falenderoj të gjithë prindërit që kanë shoqëruar fëmijët e tyre. Ka qenë një pjesëmarrje e jashtëzakonshme javën e kaluar. Jemi kënaqur shumë që kemi takuar kaq shumë fëmijë që janë kaq spontanë se ata që janë të rritur që tek tuk kanë dhe një kompleks, të vegjlit nuk pyesin fare. Marrin mikrofonin ngjiten këtu dhe kush ka talent kuptohet menjëherë.
Mirëpo ka qenë vetëm një natë audicione dhe kemi pasur shumë kërkesa dhe interesime kështu që kemi vendosur që t’u japim dhe një shans tjetër, por shans të fundit. Mos harroni që në 9 Shkurt të shënoni mirë datën dhe të mos pyesni nëse do të ketë datë tjetër apo jo audicionesh. Pasi kjo do të jetë data e vetme dhe e fundit. Shansi i fundit për fëmijët deri në 12 vjeç”, tha Alketa Vejsiu.
/tvklan.al