Personat që nxorrën në pritë, viktima i njihte
I ekzekutuar me 14 plumba dy ditë më parë, Klevis Kapllani, dyshohet se se u nxorr në pritë për shkak të ngjarjeve kriminale në Elbasan.
Burime nga Policia e Elbasanit, saktëson se Klevis Kapllani dyshohej si i përfshirë në dy vrasjet e fundit që kanë ndodhur në zonë. Duket se vrasja e tij ka lidhje me këto ngjarje, prandaj edhe u nxorr në pritë.
Klevis Kapllani doli për të konsumuar një kafe mbrëmjen e së hënës dhe i tha familjes që nuk do vonohej shumë.
Dyshohet se ai është telefonuar nga të njohur të tij, të cilët më pas kanë bashkëpunuar për ekzekutimin me një kallashnikov me silenciator.
Deri më tani policia nuk ka identifikuar personat apo shokët e Klevis Kapllanit që mund të kenë bashkëpunuar në vrasje, por duket se ngjarjet e ndodhur në Elbasan dhe Peqin, janë zhvendosur edhe në Rrogozhinë.
Muajt e fundit në Elbasan janë vrarë Emiljano Ramazani dhe Denis Runaj. Gjithashtu Klevis Kapllani ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali, dhe hetimet po vijojnë edhe në këtë pistë. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërsa familja e tij është shprehur se nuk kishin dijeni për konflikte.
Tv Klan