Ish-mbrojtësi Leonardo Bonucci, ishte një nga ata që humbja 4-0 ndaj Atalantës, u la një shije të hidhur.
Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Bonucci tha se e pa skuadrën në vështirësi të mëdha dhe kjo e lëndoi.
Sipas tij, lojtarëve u mungon përvoja dhe personaliteti. Ish-lojtari kishte edhe një propozim për drejtuesit, duke thënë se në rast se duan të fitojnë menjëherë, atëherë duhet të marrin trajnerin Antonio Conte.
“E pashë skuadrën në vështirësi të mëdha dhe kjo më lëndoi. Ky Juventus duhet të rritet, lojtarëve u mungon përvoja dhe personaliteti.
Thiago Motta bën një lojë të mirë, por ndonjëherë luan shumë i tërhequr. Pa kualifikimin në Champions League sezoni do të ishte zhgënjyes.
E ardhmja e trajnerit varet nga ajo që dëshirojnë. Nëse duan të fitojnë menjëherë, duhet të marrin trajnerin Antonio Conte. Në të kundërt duhet t’i japin kohë trajnerit Motta dhe drejtorit sportiv, për të krijuar bazat dhe për të rikthyer fitoret”, deklaroi Bonucci.
/tvklan.al