Humbja e Juventusit ndaj Atalantës, nuk do të kalojë pa pasoja. Projekti i drejtuesve, që pak muaj më parë cilësohej si shumëvjeçar, pritet të sjellë ndryshime.

Te Juventusi e kanë marrë vendimin për trajnerin Thiago Motta, i cili nuk do të jetë në stol për sezonin e ardhshëm. Vendi i katërt në renditje, nuk është i mjaftueshëm për torinezët.

Megjithatë në Torino, po shqyrtohet mundësia e largimit të trajnerit Motta, para përfundimit të sezonit.

Juventusi mund të shkojë me trajner të ri në Botërorin e Klubeve, por cili do të jetë ai?! Shumica e trajnerëve janë të lidhur me kontrata deri më 30 Qershor dhe kjo e bën edhe më të vështirë punën te bardhezinjtë.

Të vetmit nga emrat e përmendur që janë të lirë dhe pa kontratë, janë Roberto Mancini dhe Igor Tudor. Juventusi mund të zgjedhë një nga këta emra për Botërorin e Klubeve, por edhe për projektin e sezonit të ardhshëm.

Ditët ose javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për lëvizjet në kampin torinez. /tvklan.al