Një furgon mallrash ka përfunduar në lumin Shkumbin paraditen e sotme, por shoferi ka shpëtuar mrekullisht. Siç raporton gazetari i Klan News Fatos Salliu, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur “Tunelet e Paprrit”.
Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, furgoni ka devijuar nga rruga duke rënë në lumë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat blu për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
/tvklan.al