Drejtuesit e lëvizjes olimpike shqiptare dhe hungareze nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe ai hungarez nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e sportit.
Presidenti Fidel Ylli bashkë me homologun e tij Kristian Kulçar folën për këtë nismë, nga e cila do të përfitojë sporti shqiptar dhe ku do të shkëmbehen eksperienca në disa fusha.
“Arsyeja që ne e fillojmë këtë bashkëpunim me komitetet olimpike dhe sidomos me atë hungarez, është sepse në fokusin tonë kemi pasur që ligji hungarez është një nga ligjet më të mira në botë për sa i përket sportit”.
Kreu i lëvizjes olimpiste hungareze shprehu knaqësinë për këtë akord, ndërsa këshilloi Shqipërinë të përqendrohet në sportet te sportet që ka traditë për të arritur suksesin.
“Është një moment i rëndësishëm kur zyrtarizon diçka që ekzistonte. Nga tani e në vazhdim, do të kemi një dokument, që jemi miq në lëvizjen olimpike. Shprespoj që me këtë zyrtarizim do të jemi ta aftë të kontribuojmë në sportin në Shqipëri, e po ashtu të përfitojmë”.
Shqipëria do të përfitojë shumë edhe nga bashkëpunimi me Komitetin Olinpik të Kosovës. Drejtuesi i Lëvizjes Olimpike kosovare Ismet Krasniqi deklaroi se të dyja intitucionet do të veprojnë si një i vetëm, me qëllim që ta rrisin nivelin e sportit mes shqiptarëve.
“Ne e kemi vërtetë një bashkëpunim shumë të ngushtë mes nesh. Shkurt,shqip një bashkëpunim vëllazëror, arsyeja se jemi sot këtu duke përkrahur njëri tjetrin në çdo aktivitet dhe kemi marrëveshje që çdo aktivitet që bëhet në Kosovë apo Shqipëri të jemi të bashkuar”.
Sipas Yllit ky bashkëpunim mes komiteteve i rrit së tepërmi shpresat që në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024, edhe sporti shqiptar të mund të parqitet me sukses e t’i japë vendit medalje.
Klan News