Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos është transferuar drejt Athinës me një avion të Forcave Ajrore Greke.
Sipas mediave greke, ai u transferua pas përkeqësimin e gjendjes shëndetësore dhe u shtrua në spitalin “Evangelismos” të kryeqytetit grek.
Kryepeshkopi u shtrua në një spital privat pak ditë më parë për shkak të infeksionit sezonal.
Në të njëjtin spital në Athinë kreu i kishës ortodokse shqiptare u shtrua kur u infektua me koronavirus.
Tv Klan