Mori mbështetjen e 306 delegatëve, 232 votuan për Trump
Joe Biden merr aprovimin përfundimtar për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë për 4 vitet e ardhshme. Kolegji Zgjedhor e miratoi me 306 votat e zgjedhësve demokratë për të qenë Presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara.
Delegatët votuan në kryeqendrat e shteteve federale ku bënin pjesë. Biden mori 36 vota më shumë se kufiri i nevojshëm për t’u zgjedhur President. Ndërsa për Trump votuan 232 delegatë.
“Në këtë betejë për shpirtin e Amerikës mbizotëroi demokracia. Njerëzit votuan. Besimi tek institucionet u ruajt. Integriteti i zgjedhjeve tona mbeti i paprekur. Është koha të ndërrojmë faqe, siç kemi bërë një gjithë historinë tonë, për t’u bashkuar e për t’u shëruar”.
Rezultati i votimit në secilin shtet federal do të dërgohet për numërim dhe konfirmim në një seancë të përbashkët të dy dhomave të Kongresit më 6 Janar, që do të kryesohet nga zv/Presidenti në detyrë Mike Pence. Më 20 Janar, Biden do të bëjë betimin dhe do të marrë postin nga Trump përmes ceremonisë së zakonshme.
Donald Trump ka deklaruar se nëse pasardhësi i tij merr miratimin e Kolegjit Zgjedhor, ai do ta njohë rezultatin, edhe pse këmbëngul në vazhdimin e betejës ligjore për kauzën e tij të manipulimit të zgjedhjeve.
Tv Klan