Sot starton ndeshja e parë e Euro2024 dhe emocionet janë të mëdha. Ndeshja hapëse do të mbahet mes Gjermanisë dhe Skocisë mbrëmjen e sotme. Shqipëria e çel Europianin ditën e nesërme në një ndeshje me kampionen në fuqi, Italinë.
Për të folur lidhur me emocionet e Europianit dhe situatën e Kombëtares në këtë Europian në një lidhje direkte në Klan News ishte edhe ish-zëvendës trajneri i Kukësit, Ylli Shameti, i cili u shpreh se Gjermania në ndeshjen me Skocinë është më e favorizuar pasi ndeshja luhet në Gjermani dhe do ta shfrytëzojë mbështetjen e tifozëve për ta kthyer në fitore.
Ylli Shameti: Mendoj që të gjitha sfidat janë të vështira, por Gjermania patjetër është një favorite pasi ka historinë eksperiencën dhe lojtarët me të mirë se skuadra skoceze. Unë mendoj që në kampionatin Europian nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Gjermania është më e favorizuar sot përtej faktit që luan në Gjermani ky kampionat dhe nën mbështetjen e tifozëve të saj do ta shfrytëzojë faktorin fushë dhe mendoj që mbi të gjitha është cilësia që ka kjo skuadër. Mos të harrojmë që Dortmundi ka qenë në finalen e Champions League dhe një pjesë e mirë e tyre e kanë moralin shumë të lartë për të përfaqësuar denjësisht kombëtaren e tyre.
Sa i përket gjendjes së Kombëtares, Shameti u shpreh se tashmë ekipi është në një moment shumë të mirë dhe jemi në gjendje për tu përballur me çdo skuadër që kemi në grup. Ai theksoi se Shqipëria është në një grup shumë të vështirë, por kjo bën që ne të shkojmë në fushë të zhveshur nga emocionet pasi pesha kryesore është te skuadrat më të mëdha.
Ylli Shameti: Unë mendoj që mbi të gjitha Kombëtarja është në momentin më të mirë jo vetëm nga grupi i lojtarëve që luajnë specifikisht në ekipet e tyre sepse s’kemi pasur ndonjëherë një kombëtare që pjesa më e madhe luan në një kampionat që është një nga pesë kampionatet më të mëdha që është ai i Serie A dhe besoj që jo vetëm që janë pjesë e Serie A, por janë edhe kontribues të jashtëzakonshëm në skuadrat e tyre. Ky fakt e ka ndihmuar shumë Kombëtaren në rrugëtimin e saj dhe besoj që u konkludua më një vend të parë në një grup jo shumë të vështirë, por edhe ku luan edhe Çekia që lam pas. Kështu që me një regjisor të jashtëzakonshëm që është Sylvinho mendoj që gjeti ato mekanizmat e duhur për të shfrytëzuar maksimalisht formën e mirë të lojtarëve që kishte dhe besoj që kjo është shumë e rëndësishme për një skuadër futbolli.
-Besoj që të gjithë bijem dakord që Italia është favorite, por nga ana tjetër kemi një publik të ndarë. Një pjesë mendojnë që Shqipëria e ka bërë Europianin e saj, pra pjesëmarrja në këtë kompeticion është një fitore për ne dhe nga ana tjetër ka edhe një pjesë që ka besim që pse jo ne mund të marrim një rezultat shumë të mirë siç është edhe Presidenti Duka që tha që mund të marrim edhe një me zero kundër Italisë.
Ylli Shameti: Unë mendoj që jemi një komb i vogël si sipërfaqe apo si histori në futboll në të tilla kompeticione, por mos të harrojmë që e kemi provuar njëherë në 2016 Europianin dhe mendoj që vërtetë jemi kombi vogël, por e kemi dëshirën shumë të madhe dhe mendoj që kemi mundësinë për tu përballur me çdo lloj skuadre. Patjetër që është e vështirë sepse grupi është jashtëzakonisht i fortë, Itali, Spanjë dhe Kroaci janë tre skuadra që kanë shumë histori në të kaluarën në të tilla kampionate, por mendoj që e kemi mundësinë.
Patjetër që jemi zhveshur nga emocionet sepse në fund të fundit në kampionatin e kualifikimi është fitore e madhe për ne dhe të marrësh pjesë në Europian kur një pjesë e mirë e skuadrave të tjera nuk do të zbresin në fushën e lojës patjetër që është një arritje për ne, por pse jo unë them që ta provojmë. Italia, Spanja dhe Kroacia kundrejt nesh do ta kenë atë detyrimin moral ose profesional për të marrë maksimumin dhe për të bërë një ndeshje të shkëlqyer sepse mbi ta qëndron ajo pesha e ndeshjes, kurse ne jemi në një moment shumë të mirë të skuadrës tonë, kështu që besoj që i kemi të gjitha mundësitë për tu përballur me çdo skuadër në grupin tonë pa emocion dhe besoj do të bëjmë ndeshje të mirë.
Ndeshjet e Europianit do të mund t’i ndiqni në Televizionin Kombëtar Klan falas dhe pa pagesë.
/tvklan.al