Autores feministe Julie Burchill iu anulua kontrata e publikimit të librit të saj të radhës, pas polemikave të shumta që pati komenti i saj me natyrë islamofobe.

Ajo iu drejtua gazetarit mysliman Ash Sarkar se Profeti Muhamed ishte pedofil dhe se rrjedhimisht, ai po adhuronte një pedofil”. Këto akuza i hodhi duke pasur parasysh martesën e tij me gruan e tretë Ajshe, e cila ishte rreth 10 vjeç.

Kështu shtëpia botuese nuk e mori përsipër librin me titull “Welcome to the Woke Trials” pasi komentet e Burchill ishin të pamoralshme apo jo intelektuale si dhe kishin kaluar limitet e respektit racor dhe fetar.

Si për ironi, në libër ajo fliste për një artikull të botuar në prestigjiozen “The Observer” pasi mori shumë kritika për gjuhën transfobike që ishte përdorur në të. /tvklan.al