Më 26 Janar, legjenda e basketbollit Kobe Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik, së bashku me vajzën e tij dhe 6 persona të tjerë.
Dhimbja për familjen e tij ka qenë e madhe, por së fundmi bashkëshortja e tij Vanessa ka çuar deri në fund një punë të nisur nga basketbollisti para se të ndërronte jetë.
Përmes një postimi në Instagram, ajo zbuloi se libri i Kobe “The Wizenard Series: Season One” është gati.
“Mirësevini në Dren! Shpresojmë që të gjithë të jeni gati për të kapur fatin e West Bottom Badgers, për një sezon tjetër magjik të basketbollit,” shkroi Vanessa.
Më 19 Mars të vitit 2019, legjenda e basketbollit botoi librin e tij të parë me titull “The Wizenard Series: Training Training”./tvklan.al