Në kanalin zyrtar të RTV Klan në Youtube dhe televizionin Klan Plus, ka startuar “Daily Love Story”, një program ku publiku do ketë mundësinë të shohë përtej skenës së spektaklit “Love Story”, premiera e të cilit u transmetua mbrëmjen e së hënës.
Xhesi Muça, gazetarja e “Daily Love Story”, ka intervistuar konkurrentet lidhur me emocionet dhe komentet e tyre për vajzat e tjera, si edhe për Saimirin.
E pyetur nëse i mbeti ndonjë fjalë pa thënë gjatë spektaklit, konkurrentja Klea ka thënë se ka nisur kapitullin e librit që do t’i dedikojë Saimirit.
“Nuk kisha frikë nga eleminimi por ishte më shumë çështje emocioni. Kisha nisur kapitullin e parë të librit, meqënëse i premtuam publikut që unë do t’i nisja librin dhe këtë nuk i’a thashë. Gjëra të tjera mbeten surprizë”, është shprehur 24-vjeçarja.
Më tej Klea ka komentuar edhe puthjen e Vivien, për të cilën është shprehur se e vlerëson si gjest.
“Unë gjithmonë kam qenë me idenë që bëj atë që ndjen, ajo e ndjeu e bëri, e vlersoj, më pëlqeu”, tha bukuroshja e Love Story.
Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al