“Mes jush Jetoj” ky është libri më i ri me poezi të muzikuara në nder të Mjeshtrit të Madh Jorgo Papingji. Ky libër unik mban atorësinë e Ilir Çumanit, Drejtor i Institutit Kombëtar të Jetimëve Shqiptare.
Në promovimin e librit morën pjesë familjarët, miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtoret e shumtë të Jorgo Papingjit.
Duke qenë se ishte një mjeshtër i poezise dhe teksteve të shumta te këngëve, nuk munguan disa nga këto vargje të shkëputura për të pranishmit në sallën e Akademisë së Shkencave.
Anila Bisha, botuese: Kujtime, mbresa, përjetime të cilat janë pasqyruar në libër dhe do të mbeten për një kohë të gjatë në këtë botim kaq të veçantë dhe kaq të bukur.
Flamur Shehu, kompozitor: Jorgo nuk i ka tekste këngësh, por i ka poezi të mirëfillta. Çdo njeri gjen vetveten në ato poezi qoftë jetësore, familjare apo gjithçka.
Ndërsa bashkëshortja e të ndjerit Jorgo Papingji, Tatjana foli për jetën e vështirë të Mjeshtrit të Madh dhe për poezitë e tij të shumta.
Tatjana Papingji, bashkëshortja e Jorgo Papingjit: Jorgo është rritur jetim sepse ai nuk e njohu babain e tij asnjëherë. Jorgo ka tekstet e muzikuara më të spikatura sepse ka një morri tekstesh. Deri në momentin e fundit ai punonte pavarësisht gjëndjes fizike të tij shumë të rënduar dhe janë tekse të cilat lexuesi kur t’i lexojë do të shohë që çdo tekst është një fabul.
Vetë autori i librit, Ilir Çumani njëherësh Drejtor i Institutit Kombëtar të Jetimëve Shqiptare tha se Jorgo Papingji ishte frymëzim për të gjithë e sidomos për jetimët.
Ilir Çumani, drejtor i Institutit Kombëtar të Jetimëve Shqiptar: Një figurë shumë e ndritur që vjen nga komuniteti i fëmijëve jetim që frymëzon, inspiron dhe të bën të kesh shpresë për të ardhmen. Janë figura që i japin motiv fëmijëve që edhe ata mund të kenë një të ardhme të tyre të ndritur nëse për ata investohet dhe nëse për ta kujdesen më shumë.
Autori i shumë teksteve dhe këngëve shqiptare Jorgo Papingji mbylli sytë në moshën 82-vjeçare me 21 Mars të këtij viti. Ai ishte autor e poet shqiptar i njohur edhe për vargjet e tij në këngë të shumta, rreth 4000 mijë të tilla.
Klan News