Kandidatja për komisionere të Zgjerimit e BE-së, sllovenia Marta Kos në seancën dëgjimore në Parlamentin Evropian ka deklaruar se mbyllja e kapitujve të Negociatave me Shqipërinë mund të realizohet brenda vitit 2027.

“Mund të ndodhë që ne mund t’i përmbyllim negociatat me Malin e Zi, t’i mbyllim të gjithë kapitujt, deri në fund të vitit 2026. Me Shqipërinë deri në vitin 2027. Do të jetë një fitore e madhe për Shqipërinë, por edhe për ne kur ky shtet të anëtarësohet në familjen evropiane. Shqipëria ka ecur me hapa pozitive përpara në rrugën e reformave. Duhet që arritjet e Shqipërisë të merren si shembull nga shtetet e tjera të rajonit”, tha Kos.

Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, Kos tha para eurodeputetëve se nuk do t’i ndiqte tendencat e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ide që dikur ku mbështet në kohën kur Trump ishte president i SHBA-ve.

“Sa i përket shkëmbimit të territorit, jo. Jo. Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca. Nëse gjërat nuk shkojnë, duhet të gjejmë një rrugë të re. është çmenduri të vazhdosh ta bësh të njëjtën gjë çdo ditë dhe të presësh rezultat tjetër”, tha Kos.

Kandidatura e saj për komisionere për Zgjerimin e BE-së ka hasur përplasje në Parlamentin Evropian. Nëse konfirmohet, Kos do ta zëvendësojë në këtë pos Oliver Varhelyin.

Tv Klan