Lajme Arkiva 2003

Komisioni Parlamentar për Rendin dhe Shish-in ka kërkuar informacion nga ministri i Rendit Luan Rama dhe kreu i Shërbimit Informativ Hysenaj lidhur me atentatin ndaj dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale Ylli Pango.

Kërkesa ka ardhur nga anëtarë të opozitës në komision të cilët kanë denoncuar si shpifje zërat se atentati ishte përgatitur nga vetë Pango. Ata kanë kërkuar që Ministria e Rendit Publik do të jetë më e vëmendshme dhe do të veprojë për të luftuar fenomenin i cili po bëhet shqetësues për të gjithë opinionin publik.

Ministri Rama ka deklaruar se policia po heton në të gjitha pistat, politike profesionale dhe personale si dhe ka theksuar se deri në përfundimin e hetimeve nuk mund të flitet me siguri për shkakun e vërtetë të kësaj ngjarje.

Zoti Rama u është përgjigjur edhe pyetjeve të deputetëve të opozitës për ngjarjet e fundit në Laç, për të cilin Partia Demokratike ka denoncuar mos veprimin në kohë të uniformave lokale të vendit./tvklan.al