Kompania e telefonisë së lëvizshme Eagle mobile hyn në një fazë të re zhvillimi. Vetëm 2 muaj pasi ofroi shërbimet e veta për tregun vendas operatori më i ri i telefonisë celulare tashmë ka arritur të mbulojë gati 95% të popullsisë. Shefi i shitjeve dhe marketingu pranë Eagle mobile zbulon disa nga risitë që kompania pjesë e grupit turk Calik, po fut me sukses në tregun shqiptar të telekomunikacionit, siç është paketa Proring për korporatat.
“Dëshiroj të theksojë se është një risi në tregun e telekomunikacionit të lëvizshëm në vendin tonë, pasi duke paguar anëtarët e një kompanie, duke paguar një tarifë mujore modeste fikse, u jepet mundësia jo vetëm për të komunikuar falas me pjesëtarët e këtij grupi, apo kësaj kompanie, por ata do të kenë mundësi të komunikojnë falas me të gjitha kompanitë që do të bëhen pjesë e këtij ringu të madh, e kësaj familje të madhe që ne e quajmë Proring.”
Risitë e Eagle mobile nuk ndalen vetëm te tarifat mjaft konkurruese si për biznesit ashtu edhe për individët, falë teknologjisë IH abonentët e Eagle mobile mund të navigojnë nëpërmjet telefonit të tyre celular në internet në të gjithë zonën e mbulimit, madje me një cilësi të lartë transmetimi video dhe audio./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro