Për muaj të tërë, Philip Matthias u përpoq të bindte babanë e tij të instalonte panele diellore në çatinë e kompanisë së tyre në shtetin lindor gjerman të Turingisë, duke synuar uljen e kostove të energjisë elektrike dhe emetimeve të karbonit në fabrikën e produkteve metalike.
Fillimisht skeptik për investimin prej 2.3 milionë Euro (2.4 milionë Dollarë), një shumë e konsiderueshme për kompaninë Tridelta, babai i tij i krijoi shifrat dhe vendosi të dyfishojë pothuajse kapacitetin e projektit, duke zgjedhur të instalojë module fotovoltaike që mund të furnizojnë rreth 900 familje, përveç fabrikës.
Gushtin e kaluar, Tridelta filloi instalimin e paneleve diellore në çatinë e një prej degëve të saj në Dortmund, Gjermanisë perëndimore.
“Ia vlen financiarisht të prodhosh energji elektrike nga dielli. Gjithashtu ia vlen sepse ne si kompani mund të certifikohemi si kompani që përdor energji të rinovueshme në të ardhmen dhe për këtë arsye mund të pozicionohemi më mirë në treg me produktet tona. Dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, është gjithashtu pak përgjegjësi e korporatës që ne duam të jetojmë këtu, që do të thotë gjithashtu se bëhet më e lehtë, për shembull të tërheqësh punëtorë të kualifikuar sepse njerëzit padyshim mund ta identifikojnë veten më mirë me një kompani që gjeneron të gjitha të energjisë elektrike të saj nga energjitë e rinovueshme.”
Që nga lufta në Ukrainë dhe rënia e papritur e eksporteve të karburanteve fosile ruse në Gjermani, Berlini ka prezantuar ligje për të përshpejtuar zgjerimin e energjisë diellore, pjesë e planit të tij për të mbuluar 80% të energjisë së vendit nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030.
Të inkurajuara nga një tarifë nxitëse që ofron një çmim të garantuar për prodhuesit e energjisë së rinovueshme që shesin energjinë e tyre, si dhe nga kostot e reduktuara të paneleve diellore, kompanitë gjermane po i drejtohen gjithnjë e më shumë energjisë diellore për të kapërcyer kostot e larta të energjisë.
Megjithëse Gjermania ka kapacitetin më të madh të Evropës për prodhimin e energjisë diellore dhe të erës, kompanitë e saj të vogla dhe të mesme nuk kanë përfituar ende nga çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për shkak të tarifave të larta të rrjetit dhe taksave që duhet të paguajnë. Duke gjeneruar energjinë e tyre diellore , ata i shmangin ato tarifa dhe taksa.
Panelet diellore Tridelta të instaluara në objektin e saj në Dortmund janë prodhuar në Kinë dhe Philip Matthias tha se kishte një arsye të mirë për kompaninë.
“Nuk është pa arsye që ne zgjodhëm kohën për të ndërtuar një sistem kaq të madh të paneleve diellore. Në fakt është rasti që Kina aktualisht po vërshon tregun evropian me module të këtyre paneleve vërtet të cilësisë së lartë. Kjo do të thotë se çmimi i ndërtimit për sistemin FV bëhet dukshëm më i lirë. Pra, nuk është një cilësi e lirë kineze. Përkundrazi, modulet janë po aq të mira sa ato të prodhuesve evropianë. Kina ka kapacitet të tepërt në impiantet e saj FV dhe po përpiqet të rrisë shitjet në përputhje me rrethanat dhe kështu, çmimet e moduleve kanë rënë lehtësisht me 20% në 18 muajt e fundit.”
Kompanitë konsumuan rreth 69% të energjisë elektrike kombëtare të Gjermanisë në vitin 2023, tregojnë të dhënat nga Shoqata Federale e Industrive të Energjisë dhe Ujit (BDEË).
Kapaciteti fotovoltaik i sapo instaluar në çatitë e bizneseve u rrit me 81% nga viti në vit në katër muajt e parë të vitit, duke tejkaluar rritjen prej 1% në sektorin e banimit, tregojnë të dhënat nga shoqata e energjisë diellore BSË.
“Për një objekt kaq të madh sa po e ndërtojmë ne tani, duhet të investon në rreth një milion e gjysmë euro. Natyrisht, këto para nuk janë më të disponueshme diku tjetër. Në këtë drejtim, duhet të llogaritni me kujdes. Por ne në fakt supozojmë se ai që e ndërmerr një investim kaq të madh patjetër do të shpërblehet gjatë 20 viteve të ardhshme.”
Për Matthias ndërtimi i këtyre paneleve u bë në kohë rekord.
“U deshën më pak se dy muaj për të mbuluar pothuajse 20,000 metra katror hapësirë në çati me panele diellore. Jemi ende në hapat e fundit. Por ne po planifikojmë gjithashtu të bëjmë inspektime të tjera me rritjen gjithashtu të fuqisë punëtore në të ardhmen e afërt, në mënyrë që kolegët tanë të mund të shohin se çfarë kemi arritur në të vërtetë këtu në dy muajt e fundit.”
Në gjysmën e parë të vitit 2024, burimet e rinovueshme të energjisë mbuluan afërsisht 58% të konsumit të brendshëm bruto të energjisë elektrike të Gjermanisë, duke shënuar një moment historik .
Kjo shifër, e marrë nga llogaritjet paraprake nga Qendra për Kërkimin e Energjisë Diellore dhe Hidrogjenit Baden-Ëürttemberg (ZSW) dhe Shoqata Federale e Industrive të Energjisë dhe Ujit (BDEË), përfaqëson një rritje prej gati 6% nga e njëjta periudhë e vitit 2023.
Një sondazh i majit nga YouGov tregoi se më shumë se gjysma e kompanive gjermane planifikonin të instalonin sisteme të energjisë diellore në tre vitet e ardhshme.
Klan News