Napoli ka siguruar një sulmues krahu nga Benfica. Braziliani Davin Neres pritet të mbërrijë të dielën dhe të zhvillojë kontrollet mjekësore të hënën.
Kosto e Neres është 30 milion Euro, përfshirë bonueset. 27-vjeçari do të rivalizojë për vendin e titullarit në krahun e djathtë me Politano.
Te Napoli po vijojnë ende të kërkojnë afrimin e Romelu Lukaku nga Chelsea. Klubi anglez synon të përfitojë 35 – 40 milion euro, por ai italian jep 25 plus 5 milion bonuese.
Ende nuk ka një marrëveshje edhe pse te Chelsea duhet të largojnë lojtarë për shkak të mbipopullimit në çdo repart. Në mes mbetet edhe Osimhen që është në listën e Bluve të Londrës së bashku me disa alternativa të tjera.
Tv Klan