Konferenca e Kryetarëve miratoi udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik, i cilësuar si një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Opozita e bojkotoi mbledhjen, sikundër edhe komisionet e tjera parlamentare në kuadër të mosbindjes civile.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve deputetët e mazhorancës theksuan se Partia Socialiste mbetet plotësisht e angazhuar për të mbështetur dhe avancuar këtë objektiv strategjik të Shqipërisë, duke forcuar angazhimin ndaj proceseve demokratike dhe integrimit europian

Tv Klan