Mbahet ditën e sotme Konferenca parazgjedhore në Shqipëri e organizuar nga Komisioni i Venecias, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, Prezenca e OSBE dhe KQZ. I pranishëm në këtë konferencë është edhe James Moloney, anëtar i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili ka renditur sfidat me të cilat është ndeshur procesi zgjedhor në Shqipëri në 2023-shin.

James Moloney: Unë jam këshilltar i zgjedhur në Irlandë, gjithashtu jam anëtar i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës. Për zgjedhjet vendore 2023-shit në Shqipëri, vëzhguam përmirësime pozitive dhe sfida afatzgjata të lidhura me administrimin zgjedhor. KQZ riorganizuan amandamentet, demonstuan transparencën dhe eficencën në drejtimin e një administrate zgjedhore të mirëmenaxhuar. Një nga çështjet kryesore ishte emërimi i vonuar i komisionerëve të niveleve të mesme që lindin pjesërisht nga mosmarrëveshjet e brendshme brenda PD-së. Kjo shkaktoi vonesa në emërimin e komisonerëve në grupet e numërimit duke lënë pak kohë dispizicion për trajnimin dhe përgatitjen.

Vonesa të tilla sfiduan afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe vunë në rrezik besimin në procesin zgjedhor. Një problem tjetër ishte edhe largimi i të zgjedhurave nga partitë politike që nuk është në linjë në kodin e praktikave të mira. Në disa zona ekipet e numërimit të votave nuk u trajnuan deri ditën e zgjedhjeve për shkak të dokumentacionit apo dorëheqjes. Kjo praktikë ka cënuar stabilitetin e komisioneve, ka përforcuar perceptimet për ndërhyrje politike. KQZ ka bërë përpjekje për të trajnuar anëtarët. Në ditën e zgjedhjeve, pasojat e mungesës së përgatitjes së disa prej anëtarëve ishin të dukshme. Problem, votimi familjar, prezenca e personave të paautorizuar në kutitë e votimit.

/tvklan.al