Erisa Brahimaj fitoi medaljen e artë në Kupën e Europës në xhudo për të rinj. Sportisja shqiptare triumfoi në finale ndaj sllovenes, Gajiç në peshën deri 57 kilogramë.
Për të mbërritur në këtë sukses, Brahimaj fitoi 4 sfida. Në turneun e mbajtur gjatë fundjavës në Shkup merrnin pjesë mbi 250 sportistë nga 26 vende.
Tv Klan