Kisha Katolike në Romë do të përballet me një skandal mbarëbotëror. Dekada me radhë minorenët janë abuzuar prej klerikëve. Por në shtetin e kishës ndërkohë bëhet fjalë edhe për të ardhmen e kishës.
Si dy krahë të hapur kolonadat përfshijnë këdo, që shkel sheshin e Shën Pjetrit. Është një pritje impozante, që u uron mirëseardhjen në zemrën e Kishës Katolike më shumë se katër milionë vizitorëve në vit, e në radhë të parë pelegrinëve katolikë.
Një dramaturgji, e cila është krijuar me vetëdije pas reformacionit. “Vatikani u ndërtua si një teatër”, thotë historiani i kishës Massimo Faggioli. Në Vatikan në fund të fundit është shteti i Kishës Katolike: shteti më i vogël, por më i fuqishmi në botë – dhe një skenë, e cila këto ditë do ta verë veten në këto ditë krize në fokusin e syrit kritik të opinionit botëror.
Që të mërkurën (21.02) para portave të pjesës së mbyllur të qytetit të Vatikanit ishin pozicionuar grupet e kameramanëve dhe gazetarëve. Të prekur, viktima, të mbijetuar të dhunës seksuale. Këta mbajnë në dorë një poster me flamujt shumëngjyrësh nga e gjithë bota. Ajo që e bashkon këtë grup ndërkombëtar është, se ata angazhohen për të gjitha viktimat e abuzimit të kishës katolike, edhe për viktimat e panjohura.
Viktima nga e gjithë bota
Kriza e abuzimeve është një problem global, këtë e ka kuptuar kreu i kishës, Papa Françesku. Ajo që dikur nisi me zbulimet në Irlandë, në SHBA dhe në Gjermani, u përhap në rrethe gjithnjë e më të mëdha edhe sepse Papa Françesku në një nga orët më të errëta te pontifikatit të tij akuzat ndaj abuzimeve kundër njerëzve të kishës në Kili, që hodhën hije ndaj vizitës së tij në në vendin e Andeve fillim të vitit 2018, fillimisht i injoroi.
Vetëm së fundi në vjeshtë Papa Françesku i ftoi të gjithë kryetarët e konferencave ipeshkvnore nga e gjithë bota në këtë mbledhje aktuale për krizën. Rrallë herë takohen kaq shumë përfaqësues të lartë të kishës, në shumicën e rasteve për zgjedhjen e Papës, kur mblidhet konklava, e kur dyert e kapës Sixtina mbyllen për ditë të tëra, e kur vetëm tymi sinjalizon për atë se çfarë po ndodh.
Tymnajë apo zbardhje?
Gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë tymnajë, portat janë të hapura edhe për ata që janë përgjegjës nga bashkësitë e urdhrave fetare nga e gjithë bota si dhe për rreth 70 ekspertë. “Një objektiv duhet të jetë, që të gjithë ipeshkvët ta kuptojnë, se kjo është një sfidë, me të cilën duhet të përballemi të gjithë”, tha kardinali Reinhard Marx, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore gjermane, në prag të fillimit të konsultimeve në Romë.
“Faktikisht abuzim seksual ndodh kudo, ku Kisha Katolike paraqitet e organizuar”, thotë Matthias Katsch për Deutsche Wellen. Katsch në kolegjin e Berlinit Canisius e ka përjetuar vet abuzimin nga një klerik dhe sot është zëdhënës i të prekurve prej kësaj shkolle të jezuitëve. “Takimi në Vatikan për herë të parë do të ketë në fokus: dimensionin strukturor të kamuflimit të abuzimeve, zbardhjen e tyre dhe parandalimin nga abuzimet”, thotë jezuiti gjerman Hans Zollner. Teologu dhe psikologu e ka përgatitur këtë konferencë. Si president i Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Universitetin Papal Gregoriana në Romë ai arsimon në mbarë botën punonjës të kishës lidhur me këtë temë.
Puthja e dorës nga Papa
“Kontakti me të prekurit është mjaft i rëndësishëm, për të ndjerë se për çfarë bëhet fjalë”, tha Zollner për DW. Në prag të takimit Papa Françesku i udhëzoi të gjithë ipeshkvët e përfshirë në skandal që të flasin me viktimat e abuzimeve në dioqezat e tyre. Por të prekurve që kanë ardhur në Vatikan nuk u mjafton vetëm kaq. Kjo është kuptuar tashmë në Vatikan.
“Për një moment të tillë më është dashur të pres shumë gjatë; kjo do të më shoqërojë gjatë gjithë jetës”, tha Marek Lisinski, pasi një ditë para konferencës Papa i puthi dorën atij. Në këtë çast Lisinski bashkë me viktima të tjera polake të abuzimeve nga kisha sapo i dorëzoi Papës një raport për kamuflimet prej vitesh të krimit në vendin e tij. Pesë vjet resht atij nuk i dhanë një orar pritjeje për bisedë me përfaqësuesit e kishës në Poloni, tha Lisinski.
Eshtë e paqartë, nëse këto skena publike në Romë janë të vërteta apo do të mbeten inskenim. Fakti që viktima të tjera presin para portave të Vatikanit dhe nuk lejohen tek Papa, “tregon, se sa pak ka kuptuar ai prej indinjatës dhe zhgënjimit të atyre, që jo vetëm janë abuzuar prej kishës së tij ”, kritikon përfaqësuesi i viktimave gjermane Katsch në Twitter.
Ajo që po ndodh brenda mureve të pushtetshëm të Vatikanit, do të dokumentohet drejtpërdrejt në internet. Jo vetëm klerikët konkurrues brenda mureve të Vatikanit e kanë kuptuar, që rëndësia e këtij takimi mund ta ndryshojë thellësisht Kishën Katolike. “Hapja e Kishës Katolike nuk është diçka që mund kisha mund ta kontrollojë vet”, thotë historiani i kishës Faggioli.
Ai e konsideron krizën aktuale të abuzimeve po aq të rëndësishme sa edhe reformacionin e kishës: Edhe atëbotë bëhej fjalë për korrupsionin e klerit, interpretimin teologjik dhe tensionet gjeopolitike brenda kishës botërore. Ndaj është e rëndësishme, që Kisha Katolike të mos humbasë në inskenime por ta vlerësojë me seriozitet këtë konferencë.
Sinjale nga Roma
Prej kohësh skandali i abuzimeve ka ndezur debatin mbi seksualitetin në Kishën katolike. Pak para konferencës ipeshkvë të ndryshëm kanë kërkuar shfuqizimin e celibatit. Njëkohësisht jo larg Vatikanit në Romë prezantimi i një libri mbi homoseksualitetin e klerit ka tërhequr vëmendjen në media.
“Duhet të jepen sinjale”, thotë Faggioli për DW. Për këtë ofron një skenë të përshtatshme sheshi i Shën Pjetrit deri të dielën. “Problemi është, se çfarë ndodh në këtë skenë”, thotë Faggioli. Ajo që po ndodh këto ditë në Romë, do të vendosë, nëse në të ardhmen fjalën në Romë do ta kenë konservatorët apo reformatorët./DW