Në kuadrin e vizitës në Vatikan, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Pritja”, nga Roland Sejko, kushtuar vizitës së Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, në Shqipëri, në Shtator 2014.
Aktivitet ky i organizuar nga ambasadorja e Shqipërisë pranë selisë së shenjtë, Majlinda Frangaj.
Spiropali, në fjalën e saj nënvizoi se Papa Françesku erdhi në Shqipëri, për të bekuar popullin e vuajtur, por të mbijetuar, për të vlerësuar dialogun ndërmjet besimeve, për t’u dhënë shpresë e besim popullit shqiptar.
Në 10-vjetorin e kësaj ngjarjeje të paharruar lindin emocione të forta, përmes dëshmive të rrugës së Shqipërisë, nga errësira drejt dritës.
Duke vlerësuar Kardinalin Ernest Simoni, pjesëmarrës në këtë aktivitet, i cili ka kaluar 28 vite në burgjet komuniste, Kryetarja e Parlamentit Spiropali u shpreh se ai është, siç e ka quajtur, Papa Françesku, një martir i gjallë i besimit dhe lirisë.
Ditën e hënë, kryetarja Spiropali e shoqëruar dhe nga ambasadorja e Shqipërisë pranë selisë së shenjtë Majlinda Frangaj zhvilluan një takim të veçantë me Papa Françeskun.
Klan News