Cardi B është shfaqur në publik pasi dha lajmin e shtatzënisë dhe të divorcit nga Offset në të njëjtën ditë. Reperja u pa të premten duke bërë blerje në Nju-Jork, menjëherë pasi konfirmoi që ish-i i saj reper është edhe babai i fëmijës.
31-vjeçarja u pa e veshur me reçipeta sportive, xhinse, një shami në kokë dhe çantë të kuqe.

Ajo konfirmoi atësinë e fëmijës në dokumentet e divorcit ku kërkon që babai të ofrojë gjithashtu mbështetjen e tij për fëmijën.
Veç foshnjës që ende nuk ka ardhur në jetë, ata kanë një vajzë 6-vjeçare, Kulture dhe një djalë 2-vjeçar, Ëave.
Cardi kërkon kujdestarinë e tre fëmijëve dhe dëshiron që të gjitha të mirat materiale të grumbulluara përgjatë 7 viteve të martesës të ndahen në mënyrë të barabartë mes palëve.

Në këtë kërkesë të re, Cardi citoi se arsyeja e divorcit janë “diferencimet e pakorrigjueshme”. Duhet thënë se kërkesa vjen pasi bashkëshorti i saj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas disa thashethemeve për tradhti./tvklan.al