Pas vrasjes së dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhiaj më 27 Prill 2020 në Durrës, në media u përfol për disa ngjarje ku dyshohej se mund të kenë qenë të përfshirë. Për njërin prej tyre, Besmirin u tha gjithashtu se ka qenë i dënuar në në disa shtete të Bashkimit Europian dhe që ka ndryshuar mbiemrin. Por cila është e vërteta sipas variantit të nënës dhe motrës së dy vëllezërve. Ato tregojnë gjithashtu edhe studimet që kishin kryer dy vëllezërit dhe ku kanë punuar ndër vite.
Spartak Koka: Në dijeninë tënde, vëllezërit kishin ndonjë konflikt të hapur me ndonjë njeri? Kishin ndonjë mosmarrëveshje që ja u kishin shprehur juve si familjarë?
Motra: Në dijeninë time, as të familjarëve të mi, asnjëri nga vëllezërit nuk ka pasur konflikte. As nuk ka pasur diçka nga e cila do ruheshin. Për arsye se ata ishin gjatë gjithë kohës, vendi i punës së tyre ishte në rrugë, ishin dukshëm për të gjithë, nuk ishin që rrinin fshehur edhe nuk i shihnin. Ose fakti që ishin gjithmonë bashkë në makinë. Një person që ruhet nuk besoj që vë jetën e një personi tjetër në rrezik, sidomos vëllai vëllait. S’besoj që kanë pasur ndonjë konflikt.
Spartak Koka: Me çfarë merreshin vëllezërit tuaj?
Motra: Vëllai i vogël kishte hapur një kompani “BV Auto shpk” e cila përfshinte exchange, makina me qira, drita, ujë..
Spartak Koka: Se këtu thuhet kanë pasur dy biznese, Ëestern Union dhe makina me qira.
Motra: Jo. Ka qenë një biznes i vetëm “BV Auto shpk” e cila drejtohej me administrator Viktor Haxhia. Besmiri nuk figuronte në asnjë vend si punëtor në atë kompani. Thjesht e ndihmonte vëllain për makina.
Spartak Koka: Prej sa vitesh ushtrohej ky biznes?
Motra: Nga Nëntori 2018. Dhe nuk është filluar si biznes me të gjitha me makina me qira, është filluar thjesht drita, ujë, gjëra të thjeshta. Me kalimin e kohës kanë avancuar duke i shtuar biznesit të tyre gjëra të reja.
Spartak Koka: A ka qenë Besmiri i dënuar në Francë, në Greqi dhe ç’lloj raportesh ka pasur me drejtësinë e vendit tonë?
Motra: Jo vetëm Besmir, po as Viktori nuk kanë pasur asnjë precedent penal në asnjë shtet të Europës dhe as në Shqipëri. Përsa i përket Besmirit, se në lidhje me atë është folur shumë, e kanë bërë trafikant droge, e kanë bërë të dënuar në disa shtete të Europës, por në të vërtetë nuk ka qenë i dënuar në asnjë shtet të Europës, përveç se në Francë ku është dënuar 3 muaj për mosparaqitjen e pagesës të një gjobe. Vetëm për kaq.
Spartak Koka: Nuk ka pasur as trafik droge, as vjedhje?
Motra: Nuk ka pasur as trafik droge, as vjedhje dhe asnjëlloj gjëje. Dhe kjo mund të vërtetohet shumë thjesht duke hyrë në sistemin TIMS dhe mund të kërkohet nëse Besmir Haxhia ka qenë i dënuar në ndonjë shtet të Europës dhe vërtetohet shumë thjesht.
Spartak Koka: Viktori ka përfunduar shkollën e lartë për juridik dhe u tha që këtë shkollë, për avokatinë, u tha që e ka marrë me lekë. Cili është backgroundi i vëllait tuaj Viktorit?
Motra: Viktori ka mbaruar shkollën e lartë të Drejtësisë. Pasi mori diplomën e avokatisë, madje u diplomua dhe në Tetor të vitit 2017 si nxënës ekselent iu dha e drejta e bursës që ai të kryente temën e diplomës në Angli. Por kushtet e vështira financiare që nuk e mundësonin dot kërkesën që kishte bursa për ta çuar atje, ai u detyrua që ta kryente këtu dhe mos të shkonte. I kemi të gjitha diplomat që ka marrë Viktori, se nëse nuk do të ishte nxënës ekselent nuk do të kishte kaq diploma.
Spartak Koka: E ushtronte aktivitetin si avokat vëllai juaj?
Motra: Nuk e ka ushtruar aktivitetin si avokat për arsye se në Nëntor 2019 ai e mori të drejtën e licencës së avokatisë dhe nuk premtoi dot koha që ta ushtronte.
Spartak Koka: Përse e keni ndryshuar mbiemrin se është folur që e keni ndryshuar? Sa e vërtetë është kjo gjë zonja Marte? Keni ndryshuar vërtetë mbiemrin? E kanë ndryshuar djemtë? A mund të na e sqaroni për opinionin publik?
Nëna: Unë kam 36 vjet që jam martuar në këtë familje. Burri im me atë mbiemër ka qenë, Haxhia. S’kemi pasur kurrë mbiemër Ndoci.
Spartak Koka: Prej sa vitesh jetoni këtu?
Nëna: Në Durrës ka 24 vjet.
Spartak Koka: A kanë disponuar djemtë tuaj ndonjë servis në pronësi?
Nëna: Fëmijët e mi s’kanë pasur asnjë servis në pronësi, vetëm makina kanë pasur për t’i çuar për t’i rregulluar, po servis të vetin me licencë nuk kanë pasur.
Spartak Koka: Pra është keqkuptim.
Motra: Është thjesht një lapsus i babait tim që është bërë në një intervistë të dhënë për mediat.
Spartak Koka: Me çfarë është marrë Besmiri?
Nëna: Besmiri punë ka bërë që 15 vjeç për të na ndihmuar ne se ishin 5 fëmijë dhe ka punuar fatorino i furgonave në Durrës. Pastaj ka mbaruar ushtrinë në Gardë.
Spartak Koka: Qëndroi shumë në Gardë?
Nëna: Qëndroi në Gardë. Deshën ta mbanin atje po s’pranoi të qëndronte se kishte një arsye se pati mbaruar shkollën e lartë.
Spartak Koka: Po më mbrapa?
Nëna: Më mbrapa u mor prapë me shoferat, në furgona ka punuar. Punë të ndryshme. Pastaj me vëllain me këtë biznesin, e ndihmonte për makinat, i rregullonte dhe këtu te shtëpia, merrej me gjëra të vogla. /tvklan.al