Gjatë një vizite pune në rajonin e Kharkiv, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pa nga afër procesin e ndërtimit të strukturave dhe fortifikimeve mbrojtëse pranë kufirit me Rusinë.
“Ne duhet të jemi të përgatitur. Dhe rusët duhet të shohin se ne jemi gati të mbrohemi si nga ajri dhe toka. Njerëzit tanë duhet të kuptojnë se Ukraina është e përgatitur në rast se armiku përpiqet të sulmojë”, theksoi presidenti ukrainas.
Javët e fundit, situata është përkeqësuar në këtë rajon pasi përveç sulmeve të shpeshta me raketa dhe dron, forcat ruse kanë nisur të përdorin bomba të fuqishme për të sulmuar qytetin.
Kongresi i SHBA është mbledhur përsëri këtë javë me shpresën për miratimin e një pakete ndihme ushtarake prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën e vonuar prej kohësh. Përpara pushimeve në mars, kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson la të kuptohet se Dhoma e Përfaqësuesve do ta votonte propozimin.
Përfaqësuesit amerikanë, republikani Chuck Edwards dhe demokrati Mike Quigley, për BBC News, pas takimit me Presidentin e Ukrainës Zelensky u shprehën se “ose tani, ose kurrë” SHBA duhet t’i dërgojë ndihmë Ukrainës. Ukraina ka paralajmëruar se lufta është humbur pa financim të mëtejshëm nga SHBA.
Klan News