Pas përpjekjeve disa ditore për krijimin e fondit prej 700 miliard dollarësh të nevojshëm për daljen nga kriza ligjvënësit amerikan kanë miratuar projektin final të planit të administratës Bush. Projekti përfundimtar që përmban kërkesat dhe sugjerimet e dy palëve dhe administratës Bush u hodh në letër dhe do t’i dërgohet kongresit.

Besohet se të hënën plani do të hidhet në votë në dhomën e përfaqësuesve me shpresën se ndonjë kleçkë e orëve të fundit nuk do e pengojë miratimin e tij. Propozimi përfundimtar përfshin kufizime në pagat e ekzekutivë e të kompanive të shpëtuara dhe kërkesën që qeveria të përpiqet t’i shpëtojë pronarët nga humbja e shtëpive të tyre.

Qeveria do të marrë aksionet e kompanive në nevojë, duke bërë që taksapaguesit të përfitojnë më vonë nëse firmat e shpëtuara fillojnë të kenë fitime. Në një konferencë për shtyp presidenti Bush u shpreh i kënaqur me përparimin e bërë dhe vlerësoi përpjekjet 2 partiake. Bursat pritet të reagojnë mirë ndaj këtij lajmi megjithatë efektet e krizës vazhdojnë të prekin çdo cep të botës.

Në Londër banka e madhe e investitorëve Bradford and Bingley është në prag falimentimi, ndërsa si pasojë e humbjes së aksionarëve një financier milioner vrau veten duke u hedhur mbi shinat e trenit. Kriza financiare në Shtetet e Bashkuara është përshkruar nga ministri gjerman i Financave si një sëmundje e rëndë e shoqëruar me pneunomi ndërsa Evropa prej a mund të marrë vetëm një ftohje. Ministri Shtien Brig paralajmëroi se prej cunamit në Wall Street bankat dhe fondet shtetërore në Kinë, Evropë, Rusi apo ato të botës Arabe do të jenë qendrat e reja të fuqisë financiare./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle