Prishtina zyrtare vijon të ngrejë alarmin se një tjetër sulm nga serbët po përgatitet ndaj Kosovës, i ngjashëm me atë të Banjskës.
Këtë herë është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që tha se sipas informacioneve të sakta, një grup terroristësh po trajnohen në Serbi për të sulmuar Kosovën.
“Një grup tjetër prej qindra personash po bëjnë të njëjtën gjë, po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë. Por, ne në jemi gjithmonë të përgatitur, dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë, që ta përballin çfarëdo që na vjen ose sulm, ose provokim nga ana e Serbisë.”
Ai akuzoi Serbinë se po e mbron dhe nuk po e dorëzon Milan Radoiçiçit, madje po e mbron përgjegjësin për ngjarjen e 24 Shtatorit të vitit të shkuar në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Konjufca i bërë këto komente gjatë konferencës për shtyp me kryeparlamentaren sllovene, Urshka Zupançiç, e cila ndodhet për një vizitë në Prishtinë.
Vetë Zupançiç tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është e vetmja rrugë për të ecur përpara dhe se Sllovenia mbështet stabilitetin e Kosovës.
Tv Klan