Korça mbetet një destinacion turistik që po zgjon gjithnjë e më shumë interesin e të huajve.

Në këtë periudhë vjeshte, qyteti juglindor dhe zonat përreth vizitohen nga turistë nga shtete të ndryshme. Janë kryesisht nga Europa dhe e kanë bërë Korçën pjesë të guidës së tyre në vendin tonë.

Korça numëron këtë periudhë mijëra turistë. Preferohet për natyrën dhe historinë ndërsa destinacione të frekuentuara janë edhe fshatrat malorë të zonës si Dardha dhe Voskopoja.

Tv Klan