Trashëgimia e pasur kulturore dhe historia tërheqin çdo vit e më shumë vizitorë në Korçë. Muzetë e këtij qytetit janë zgjedhur nga vizitorë që kanë ardhur për pushime në juglindje. Sipas të dhënave nga autoritetet lokale në 8 muajt e parë të 2024, këto muze i kanë zgjedhur 40% më shumë vizitorë se vitin e kaluar.
Fluksi i turistëve ka qenë më i lartë veçanërisht gjatë muajit gusht që përkon edhe me kthimin e emigrantëve në vendlindje për pushime. Por ky fluks pritet të vijojë edhe në muajt e mbetur të vitit vecanërisht gjatë festave të dhjetorit
Për t’i pritur sa më mirë turistët, autoritetet lokale janë përpjekur që të kenë një kalendar të pasur me aktivitete përfshirë edhe evente të reja të cilat do të vijojnë edhe gjatë muajve të tjerë të 2024.
Klan News