Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar për të shkarkuar presidentin e vendit, Yoon Suk Yeol, duke e pezulluar atë nga detyrat zyrtare, për shkak të shpalljes së ligjit ushtarak. Asambleja Kombëtare votoi me 204 pro dhe 85 kundër për të fajësuar Yoon, votimi i dytë i tillë në tetë ditë. Tre anëtarë abstenuan dhe tetë vota u shpallën të pavlefshme.
Menjëherë më pas turma të mëdha njerëzish u mblodhën në sheshet kryesore duke festuar dhe duke shprehur gëzimin për këtë vendim. Disa me lot në sy dhe disa duke kënduar. Me shkarkimin e tij, Yoon pezullohet automatikisht nga detyra ndërsa Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut ka një afat prej gjashtë muajsh për të vendosur se çfarë ndodh me Yoon. Nëse nuk rikthehet në detyrë zgjedhjet për presidentin e ri duhet të mbahen brenda 60 ditësh. Kryeministri Han Duck-soo do të marrë detyrën si president i përkohshëm.
Atij i është ndaluar largimi nga Koreja e Jugut, ndërsa autoritetet për zbatim të ligjit janë duke kryer hetime nëse Yoon dhe personat tjerë të përfshirë në deklarimin e gjendjes së luftës kanë abuzuar me pushtetin apo krime të tjera..
Klan News