Një shumicë në parlamentin e Koresë së Jugut votoi për shkarkimin e presidentit në detyrë Han Duck-soo.
Rreth 192 ligjvënës votuan për shkarkimin e Hanit nga parlamenti 300 anëtarësh. Kryeministri Han ka ushtruar detyrën e presidentit që kur presidenti Yoon Suk Yeol u fajësua më 14 Dhjetor për vendosjen e tij afatshkurtër të ligjit ushtarak më 3 Dhjetor dhe kompetencat e tij presidenciale u pezulluan.
Pas shkarkimit të Hanit, ministri i Financave Choi Sang-mok është i radhës për të marrë presidencën në detyrë, sipas ligjit të Koresë së Jugut. Partia Demokratike (PD) kryesore e opozitës, e cila kontrollon parlamentin, vendosi të shkarkojë Hanin pasi ai nuk emëroi menjëherë tre gjyqtarë për të finalizuar procesin e largimit nga detyra të paraardhësit të tij. Ka pasur mosmarrëveshje midis partive në pushtet dhe opozitës dhe disa studiuesve nëse nevojitet një shumicë e thjeshtë ose dy të tretat e votave për të fajësuar presidentin në detyrë.
Choi Sang-mok ka një karrierë të gjatë ku ka shërbyer kryesisht në ministrinë e Financave, duke mbikëqyrur politikëbërjen ekonomike, politikat e tregut financiar dhe marrëdhëniet e jashtme të biznesit.
Ndërkaq Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut mbajti seancën e parë përgatitore të një gjyqi mbi fajësimin e Presidentit Yoon Suk Yeol për vendosjen e ligjit ushtarak. Pas disa javësh kundërshtimi, duke injoruar kërkesat e gjykatës për të paraqitur dokumente si dhe thirrjet nga hetuesit në një çështje të veçantë penale mbi deklaratën e tij të ligjit ushtarak, një avokat i Yoon tha se përfaqësuesit e tij ligjorë morën pjesë në seancën e së premtes. Gjykata caktoi datën 3 Janar për seancën e radhës.
Presidenti koreano-jugor nuk morri pjesë në seance dhe nëse ai shkarkohet nga detyra, zgjedhjet e reja presidenciale do të mbahen brenda 60 ditëve. Ai përballet me tradhti dhe kryengritje mes akuzave të tjera. Gjykata e Lartë ka gjashtë muaj për të vendosur nëse do të shkarkojë Yoon.
Klan News