Kosova nuk do të bëjë lëshime për dinarin serb tha kreu i qeverisë kosovare, Albin Kurti pas dështimit të diskutimeve në Bruksel. Kosova nuk është kundër që qytetarët serbë të marrin ndihma nga Serbia, por ato ka thënë kryeministri duhet të bëhen Euro.
Albin Kurti: Përkundër paralajmërimeve apokaliptike nga Beogradi praktikisht nuk ka incidente në terren. Edhe në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok e veri të Mitrovicës nëpër lokale të ndryshme paguhet me Euro, por gjithashtu të mos harrojmë që janë mbi 33 mijë xhirollogari ku serbët i marrin ndihmat e tyre në valutën Euro që ua jep qeveria e Republikës së Kosovës. Ne nuk jemi këtu për t’ua ndalur ndihmat që iu vijnë edhe nga Serbia, por nëse ato dërgohen në dinarë duhet të bëhen Euro në Kosovë.
Kryeminisatri kosovar ishte besimplotë se në muajin Maj, Kosova do të anëtarësohet me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.
Klan News