Kosova feston sot 25-vjetorin e çlirimit të saj.
Më 10 Qershor të vitit 1999 trupat serbe u tërhoqën nga Kosova, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s.
Në kuadër të këtyre kremtimeve në Kosovë ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, i cili i shoqëruar edhe nga ish-kryeministri italian Masimo D’Alema u pritën në një takim të veçantë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjithashtu, kryeministri Rama mori pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova”.
Pavarëosisht prezencës së kreut të qeverisë shqiptare në Prishtinë nuk është parashikuar asnjë takim me homologun e tij, kryeministrin Albin Kurti.
Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, në Prishtinë sot ndodhet edhe ish-kryeministri britanik i kohës, Tony Blair, i cili u prit në një takim nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Kosovës.
Tv Klan