Me parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë është shënuar manifestimi qendror i 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Të pranishëm ishin edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ish-sekretari i NATO-s Geroge Robinson e shumë personalitete nga vende të rajonit.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se dita e Çlirimit tregon për të kaluarën e dhimbshme të popullit, të tashmen dhe synimin për një të ardhme me prosperitet.
E kryeministri Kurti Kurti, ka thënë se Ushtria e Kosovës s’ka qenë kurrë më e madhe dhe më e armatosur se sot. Për nder të kësaj dite është mbajtur edhe një seancë solemne ku presidenti Bajram Begaj ka paralajmëruar se Serbia dhe aleatët e saj kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediale për ta njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve.
Pas ceremonisë dy presidentët kanë takuar qytetarët në shesh duke u uruar ditën e Çlirimit.
Qytetarët e Kosovës nëpërmjet një videomesazhi i ka uruar edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.
Tv Klan