Kosova fitoi me Qipron 4-0 të hënën në Larnaka, duke shtuar shpresat për rezultat në ndeshjet e muajit të ardhshëm. 2 gola të Vedat Muriqit dhe nga 1 të Albion Rrahmanit e Lubardh Dellovës i dhanë 3 pikët Dardanëve në Ligën e Kombeve. Një paraqitje për t’u vlerësuar pasi nuk iu dha mundësia kundërshtarit të godiste në pasqyrën e portës. Trajneri Foda u shpreh i kënaqur për atë që dhanë lojtarët në fushë.
“Sot kemi marrë disa përgjigje shumë të mira nga disa futbollistë. Patjetër që duhet të mendojmë edhe për fitore në tetor, ne duhet të fitojmë të dyja ndeshjet nëse dëshirojmë të tentojmë të përfundojmë të parët në grup”.
Të premten skuadra e Franco Foda u mund 3-0 nga Rumania në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova do të luajë në fushën e Lituanisë më 12 tetor, ndërsa 3 ditë më vonë do të presë Qipron në Prishtinë. Dardanët marrin pjesë në Ligën C.
Tv Klan